U vetëaksidentua me motoçikletë, vdes një person në Rahovec

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje me 22.06.2024 rreth orës 22:00 në Rahovec një person derisa ishte duke e drejtuar motoçikletën, ka humbur kontrollin duke dalë jashtë rrugës dhe duke u rrokullisur.

Sipas Policisë, i njëjti ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në Spitalin e Gjakovës, ku mjeku kujdestar atje ka konstatuar vdekjen e tij.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion.