Foto nga Public Domain Pictures

Turqia kthen në shtëpi 25,000 shtetas për Ramazan

Turqia do të fillojë operacionin e dytë të evakuimit duke kthyer në shtëpi 25,000 qytetarë nga 59 vende të ndryshme për muajin e shenjtë të Ramazanit, raporton Balkan Insight.

Turkish Airlines sot njoftoi që evakuimi ka filluar dhe njerëzit do të kthehen në Turqi me 195 fluturime.

Evakuimi pritet të zgjasë deri më 28 prill. Njerëzit e rikthyer në vend do të transferohen në konviktet e studentëve për një karantinë 14-ditore.