Takimi Bislim- Unal. Foto: KALLXO.com.

Turqia e gatshme të ndihmojë Kosovë në modernizimin e arkivave

Drejtori ekzekutiv i Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës, Bislim Bislimi ka pritur sot, më 20.02.2024, drejtorin e Arkivave Shtetërore të Tuqisë, Ugur Unal.

Thellimi i bashkëpunimeve dhe shkëmbimi i përvojave, sidomos ndihma që mund të japë Turqia në fushën e arkivistikës, ishin temat e diskutuara në mes dy drejtorëve.

Arkivat turke ruajnë dokumente të rëndësishme për historinë e popullit të Kosovës, në gjitha fushat, qoftë sociale, historike, ekonomike e kulturore.

Bislim Bislimi, drejtor ekzekutiv i ASHAK-u tha gjatë një konferencë për media bashkëpunimi në mes të dy arkivave është një histori suksesi.

“Bashkëpunimet do të vazhdojë të thellohen dhe Kosova duhet të marrë si shembull prioritete që kanë arkivave të Turqi, viteve të fundi dhe ta përdorin si model”- tha ai, duke shtuar se Kosova jo gjithmonë e ka trajtuar në nivelin e duhur fushën e arkivistikës.

Ndërsa, drejtori i Arkivave Shtetërore të Tuqisë, Ugur Unal tha se Kosova dhe Turqia ruajnë shumë lidhje të përbashkëta historike, dhe sipas tij këto dëshmohen përmes arkivave.

Sipas tij, arkivat turke ruajnë shumë dokumente me rëndësi për historinë e Kosovës, të përbërjes etnike të popullsisë së saj, pronave, nga fusha e gjuhësisë, kulturore, etj. Ai tha se gjitha këto janë në dispozicion të studiuesve të interesuar.

“Arkivi osman përmbledh dokumente me rëndësi për këtë regjion, duke përfshirë edhe përbërjen etike, por për të pasur një pasqyrë më saktë ato dokumente duhet të studiohen nga studiuesit”- tha Unal.

Dy drejtorët Unal dhe Bislimi thanë se do të thellojnë bashkëpunimin për të modernizuar arkivistikën kosovare, sidomos në fushën e konservimit, ruajtjes dhe të digjitalizimit të materialeve arkivore.

Takimi Bislim- Unal. Foto: KALLXO.com.