Trupat rezervë turke largohen nga Kosova pas përfundimit të misionit

Trupat rezervë turke të dislokuara në Kosovë me kërkesë të NATO-s pas tensioneve të atjeshme do të fillojnë të kthehen të mërkurën, ka thënë Ministria e Mbrojtjes në një deklaratë të lëshuar të martën.

Turqia vazhdon të kontribuojë për paqen dhe stabilitetin rajonal dhe global brenda kuadrit të detyrave në OKB, NATO, BE dhe Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), si dhe në kontekstin e marrëdhënieve dypalëshe, dhe monitoron nga afër zhvillimet në Ballkan, ku ekzistojnë vlera të përbashkëta historike dhe kulturore, ka deaklraur tutje ai.

Turqia vendosi trupa shtesë në Kosovë në qershor të këtij viti në përgjigje të kërkesës së NATO-s pas tensioneve të fundit.

Njësia jonë e dislokuar, pas mbërritjes së saj në Kazermën Sulltan Murat në Kosovë më 6 qershor 2023, ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në sigurimin e paqes në Kosovë ndërmjet 10 qershorit dhe 31 gushtit dhe ka përmbushur me sukses misionin e saj”, thuhet në njoftim.

Tensionet pushtuan Kosovën ndërkohë që serbët lokalë protestuan kundër zgjedhjes së kryetarëve shqiptarë etnikë në katër komuna në maj në komunat veriore.

Serbët etnikë në veri – grupi i dytë etnik më i madh i vendit – protestuan kundër zgjedhjes së kryebashkiakëve shqiptarë etnikë.

“Turkia do të vazhdojë t’i përmbushë angazhimet e saj ndaj NATO-s dhe kontributet, ashtu siç ka bërë gjithmonë,” thuheët në deklaratën e Ministrisë së Mbrojtjes së Turqisë./Daily Sabah

Përgatiti: Nuhi Shala