KFOR-i Turk ndihmon familjet në nevojë në Shtime

KFOR-i Turk gjatë ditës së djeshme ka ndihmuar disa familje në nevojë në Komunën e Shtimes.

Sipas njoftimit të bërë nga ana e komunës, KFOR ka shpërndarë pako me gjëra ushqimore për disa familje.

Në këtë aktivitet gjatë ditës së djeshme, ishte i pranishëm edhe nënkryetari i komunës së Shtimes, Rrahman Jakupi i cili falënderoi KFOR-in Turk për këtë iniciativë.

“Do vazhdojnë të jemi pranë familjeve në nevojë me projekte të tilla humanitare dhe me një bashkëpunim tejet të mirë që kemi e që shpresojmë që të vazhdoj edhe në të ardhmen”, ka thënë Jakupi.