Trump pritet të dalë sot në gjykatën federale

Hetimi penal federal për keqpërdorimin e mundshëm të dokumenteve të klasifikuara nga Donald Trump u përshkallëzua në mënyrë mahnitëse javën e kaluar me aktakuzën e e ngritur kundër ish-presidentit.

Sot, 13 qershor, pritet që Trump të paraqitet në gjykatën federale në Miami për t’u gjykuar. Ai përballet me gjithsej 37 akuza, duke përfshirë 31 akuza për mbajtje të qëllimshme të informacionit të mbrojtjes kombëtare, sipas aktakuzës.

Hetimi – i udhëhequr nga këshilltari special i Departamentit të Drejtësisë, Jack Smith – sillet rreth dokumenteve të ndjeshme të qeverisë të cilat ish presidenti Trump i mbajti pas përfundimit të mandatit të tij në Shtëpinë e Bardhë në janar të vitit 2021. Trump i ka mohuar të gjitha keqbërjet dhe pretendon se hetimi është një mashtrim i motivuar politikisht.

Në vijim po japim një afat kohor të ngjarjeve kryesore që ndodhën këtë vit në hetimin e kundër ish presidentit Trump.

Pranverë 2023: Një varg dëshmitarësh kyç dëshmojnë para jurisë së madhe të këshilltarit special në Uashington, DC. Kjo përfshin zyrtarët e administratës Trump, Robert O’Brien dhe Ric Grenell, të cilët i kanë trajtuar çështjet e sigurisë kombëtare dhe të inteligjencës; Margo Martin, një ndihmës komunikimi që vazhdoi të punonte për Trump edhe pas largimit nga Shtëpia e Bardhë; dhe Matthew Calamari Sr. dhe djali i tij, Matthew Calamari Jr., punonjës për një kohë të gjatë të Trump të cilët e bëjnë mbikëqyrjen e sigurisë për Organizatën Trump.

Mesi i Marsit 2023: Në përgjigje të një thirrjeje të re nga këshilltari special, avokatët e Trump dorëzojnë disa materiale në lidhje me një dokument të klasifikuar të Pentagonit që ai diskutoi në një takim të regjistruar në vitin 2021. Megjithatë, ekipi i Trump nuk ishte në gjendje të gjente dokumentin specifik – në lidhje me një sulm potencial të SHBA-së ndaj Iranit – që prokurorët po kërkonin.

25 Mars 2023: Evan Corcoran, avokati kryesor i Trump, dëshmon para jurisë së madhe në Uashington, DC. Kjo ndodhi pasi një gjykatës federal e urdhëroi atë t’u përgjigjej pyetjeve të prokurorëve, duke vendosur se privilegji i avokat-klient nuk e mbron diskutimin e tij me Trump sepse Trump mund të përpiqet ta kryejë një krim përmes avokatëve të tij. Corcoran më vonë u tërhoq nga trajtimi i çështjes Mar-a-Lago.

Qershor 2023: U shfaqën indikacionet e para publike se avokati special po përdor një juri të dytë të madhe në Miami për të mbledhur prova. Dëshmitarë të shumtë dëshmojnë para panelit me bazë në Miami, raporton CNN.

5 qershor 2023: Avokatët e Trump takohen me zyrtarë të lartë të Departamentit të Drejtësisë – përfshirë këshilltarin special Smith – për të diskutuar hetimin e Mar-a-Lago. Takimi zgjati rreth 90 minuta dhe ekipi i Trump ngriti shqetësime në lidhje me hetimin, të cilin ata e quajtën një abuzim “të paligjshëm” dhe “të egër” të sistemit ligjor.

7 qershor 2023: Mediat raportojnë se Departamenti i Drejtësisë së fundi i dërgoi një “letër synim” Trump, duke e njoftuar zyrtarisht se ai është një objektiv i hetimit për keqpërdorimin e mundshëm të dokumenteve të klasifikuara.

8 qershor 2023: Një juri e madhe federale në Miami ngre padi kundër Trump në lidhje me hetimin e dokumenteve të klasifikuara, duke e akuzuar atë për 37 krime federale, duke përfshirë mbajtjen e paligjshme të dokumenteve të sigurisë kombëtare dhe komplot për ta penguar drejtësinë. Trump thotë në një postim në rrjetet sociale se ai është “krejt i pafajshëm” dhe e quan rastin një “mashtrim”. Juria e madhe ngre padi gjithashtu ndaj Walt Nauta, ndihmësin e Trump, për akuza të lidhura me pengimin./CNN

Përgatiti: Nuhi Shala