Ilustrim

Tri viktima nga COVID-19 në Shqipëri, mbi 9 mijë raste aktive

Nga 2,738 testime të bëra në 24 orët e fundit, 1,228 qytetarë kanë rezultuar të infektuar me COVID-19 në Shqipëri.

Tre persona kanë humbur jetën duke e çuar numrin e viktimave që prej fillimit të pandemisë në 3,538. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 32 pacientë.

1,232 persona janë shëruar në 24 orët e fundit në vend, ndërsa persona aktivë me coronavirus janë 9,168.

Nisur nga rritja e numrit të qytetarëve të prekur nga COVID-19, Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anti-covid.

“Çdo person mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese”, thuhet në njoftimin e ministrisë./Euronews Albania