Tri drama shqipe marrin mbështetjen e 'Eurodramës' për 2020

Tri drama shqipe kanë marrë mbështetje për t`u përkthyer në gjuhë të huaja nga “Eurodrama” për 2020.

Dramat: “Veriu” (The North) nga Agush Mulliqi, “Paladuku” (Paladuk) nga Albana Muja dhe drama “Aliu në makth” (Ali’s Nightmare) nga Erjus Mezini, janë në mesin e shumë dramave që kanë marrë mbështetjen e rrjetit evropian të përkthimeve për 2020 nga Evropa, Azia Qendrore dhe Mesdheu.

Fituesit e këtij viti të ‘Eurodramës’ janë publikuar edhe në uebfaqen e këtij rrjeti evropian të përkthimit të veprave dramatike.

“Eurodram” është rrjet evropian i përkthimit teatror, i cili përdorë gjuhët evropiane, mediterane dhe ato të Azisë Qendrore. Objektiva kryesore e këtij rrjeti është bërja publike e punës së dramaturgëve, që në masë të madhe mbetet e pabotuar, duke i kushtuar vëmendje posaçërisht diversitetit gjuhësor.