Albin Kurti dhe Tony Blair, Foto: Arjana Berisha, 10.06.2024

Tony Blair pritet në takim nga kryeministri Kurti

Ish-kryeministri i Britanisë së Madhe gjatë kohës së luftës në Kosovë, Tony Blair është pritur në takim nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Takimi po mbahet i mbyllur për media.

Pas takimit nuk është paralajmëruar konferencë për media.

Vizita e Blair po ndodh më 10.06.2024, në prag të 25- vjetorin të çlirimit të Kosovës.

Paraprakisht, Blair është takuar ndaras me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeparlamentarin Glauk Konjufca.

Blair po ashtu iu është adresuar deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Po ashtu, në kuadër të kësaj vizite, ai do të pritet në takim edhe nga kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.

Ish-kryeministrit britanik do t’i ndahet “Çelësi i qytetit” nga kryetari Rama.