Tiranë, nis punimet Kuvendi Ndërkombëtar i Studimeve Albanologjike

Ka nisur sot në Tiranë punimet Kuvendi Ndërkombëtar i Studimeve Albanologjike.

Ky Kuvend organizohet nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë dhe Akademia e Shkencave e Kosovës dhe po mbahet në hotel “Plaza” në Tiranë, Shqipëri.

Rreth 182 studiues shqiptarë dhe të huaj, pjesëmarrës në këtë konferencë kanë arritur në Tiranë një ditë më parë.

“Gjatë zhvillimit të punimeve të këtij kuvendi do të mbahen tri seanca plenare në datat 25, 26 dhe 27 nëntor, pastaj do të vazhdohet për tri ditë rresht me dy seanca paralele të pasditeve rreth katër temave themelore: histori, gjuhësi, antropologji dhe studime letrare”, thuhet në njoftimin e ASHSH-së.

Kuvendi Ndërkombëtar i Studimeve Albanologjike mbyllet më 28 nëntor 2021.

 Këtu mund të gjeni programin e Kuvendi të Albanologjisë.