
Foto: Ilustrim
Theret me thikë një i mitur në Mitrovicë
27.1.2023 - 10:36
Një therje me thikë raportohet se ka ndodhur dje rreth orës 07:50 në fshatin Kçiq i Madh në Mitrovicë.
Viktima është i mitur dhe sipas Policisë i njëjti, ka pranuar tretman mjekësor.
Policia ka njoftuar se sipas viktimës, ai është therur aksidentalisht me thikë nga një i mitur tjetër.
I dyshuari për rastin është arrestuar dhe i është konfiskuar thika e cila dyshohet të jetë përdorur në rast.
Tutje Policia ka njoftuar se me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Rasti është duke u hetuar si lëndim i lehtë trupor.