Themelohet Unioni i Turizmit të Kosovës 

Është themeluar sot (16.06.2020) në Prishtinë Unioni i Turizmit të Kosovës me seli në Prishtinë. Ky union është themeluar nga përfaqësues të subjekteve turistike, ato të hotelerisë, turo operatorëve, të agjencive turistike, etj. 

Takimi për themelimin e UTK-së, është mbajtur në Hotel “Sirius”, ndërsa kryetar i Unionit është zgjedhur Baki Hoti. 

Unionit i janë bashkangjitur organizatat që kanë ndërlidhje me turizmin. Unioni, sipas themeluesve do të jetë një zë i fuqishëm për zhvillimin e turizmit në vend. 

Qëllimi i themelimit të këtij unioni është forcimi dhe zhvillimi i sektorit të turizmit, sektorit të hotelerisë veçanërisht agjencive turistike. 

Pandemia e coronavirusi ka goditur rëndë sektorin e turizmit, hotelerisë dhe atyre të agjencive duke ndikuar edhe në zhvillimet e ardhshme se si do të zhvillohet ky sektor në të ardhmen andaj themelimi i një unioni do të ndikonte në rimëkëmbjen e sektorit të turizmit, përballimin më të lehtë të konkurrencës dhe rithithje të donacione. 

Sipas themeluesve, ky unioni do ta luaj një rol shumë të mirë derisa të themelohet një agjenci kombëtare e turizmit. 

Baki Hoti, i sapo zgjedhur kryetar i UTK-së, në një prononcim ka thënë se themelimi i Unionit të Turizmit të Kosovës ka për qëllim bashkimin e të gjitha sektorëve që të jeni një zë i fuqishëm karshi institucioneve dhe mbështetjeve të sektorit privat. 

“Ne po mendojmë se do të jeni shumë ma të fuqishëm dhe do të japim një mesazh shumë më të qartë dhe do të jeni shumë ma kritikë ndaj institucioneve për mos punë e tyre. Turizmi i Kosovës ka qenë në krizë edhe para pandemisë duke pasur parasysh që ne kemi një agjencin kombëtar të turizmit”, ka thënë Hoti 

Hoti ka thënë se një rëndësi të veçantë unioni do t’i kushtojë edhe zhvillimit dhe promovimit të turizmit kulturor. 

Ndërsa, Mentor Bojku, nga Kompania turo-operator, “OutdoorKosovo” ka thënë se themelimi i Unionit erdhi edhe si rezultat i mos pasjes së një agjencie kombëtare të turizmit. 

“Vetë vakumi institucionale që ekziston në fushën e turizmit na ka shtuar që të bëjmë një bashkim të turo-operatorëve, shoqatave e kompanive të mëdha të flasin me një zë. Kemi 4 -5 vjet që synojmë ta bëjmë ligjin mbi turizmin pasi e kemi evidentuar si shtyllën kryesore të ekonomisë së Kosovës”, ka potencuar Bojku. 

Bojku ka thënë se fusha e turizmit është goditur rëndë nga pandemia e coronavirusit dhe shumë prej kompanive kanë rënë në pikën zero dhe disa edhe në minus dhe ri ngritja e tyre është vënë në pikëpyetje.