Prishtina

Prishtina turistike, monumente që duhet vizituar në kryeqytetin kosovar

Prishtina nuk është vetëm kryeqytetit i Republikës së Kosovës.

Ky qytet ofron shumëçka për të parë, për ata të cilët duan ta vizitojnë.

Monumentet kulturore e historike janë të shumta në kryeqytetin kosovar.

Pavarësisht se shumë gjurmë nga e kaluar kanë mbetur vetëm kujtime,  qyteti dhe rrethinat ende ruan dëshmi të qytetërimeve, që nga antikiteti e deri tek sot.

Përveç ndërtesave qeveritare, në Prishtinë janë koncentruar të gjitha institucionet kombëtare kulturore.

Sheshi Zahir Pajaziti – Prishtinë – Foto Naim Krasniqi – KALLXO

Parku Arkeologjik në “Ulpianë”, Muzeu i Kosovës, Muzeu Etnologjik, Teatri Kombëtar e shumë monumente kulturore e sarkale prezantojnë historikun mjera vjeçar të Prishtinës.

Informatat e parë turistët mund t’i marrin në kioskën informative turistike që gjendet në Sheshin “Zahir Pajazit”.

Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Baki Hoti, kryetari i Unionit Turistik të Kosovës thotë për KALLXO.com se  përveç fluksit të madhe të njerëzve dhe vizita të përmendoret e tre shqiptarëve më të njohur, turistët mund të frekuentojnë lokalet e shumta në kryeqytet.

“Aty turistët mund të shijojnë edhe makiaton e famshme prishtinase. Ndërkaq, vizitat mund të vazhdojnë në Teatrin Kombëtar, për të përcjellë ndonjë shfaqje teatro apo baleti, vizita në Katedralen ‘Nënë Tereza’, Bibliotekën Kombëtare, monumentin ‘New Bord’, etj.”, ka thënë Hoti.

Baki Hoti, kryetar i Unionit të Turizmit të Kosovës ka thënë për KALLXO.com, se Prishtina ka mjaft monumente për zhvillimin e turizmit. Monumentet e ndryshme kulturore e lokale e hotele luksoze, shton ai e bëjnë Prishtinë mjaft tërheqëse nga vizitorët.

Parku i Gërmisë, sipas tij, nuk duhet anashkaluar assesi nga vizitorë.

Etnologu Valon Shkodra, i cili pak kohë më parë ka publikuar edhe katalogun e zejeve tradicionale të Prishtinë, thotë për KALLXO.com se përveç monumenteve turistët dëshirojnë të dëgjojnë rrëfime të ndryshme për Prishtinë e shtetin më i ri në Evropë.

“Çdo herë turistët e potencojnë se mikpritja është shumë e mirë këtu, ushqimi është i shijshëm, çmimet janë të mira për standardin e tyre. Ajo çfarë nuk e pëlqejnë turistët është tollovia e makinave në trafik”, ka thënë ai.

Disa nga vendet për tu vizituar në Prishtinë:

Muzeu Etnologjik

Muzeu Etnologjik përbëhet prej dy shtëpive banimi të shekullit 18-të dhe 19-të (njëra në renovime sipër) në të cilat është ekspozuar trashëgimia etno – kulturore e Kosovës.

 

Veshja e gruas Hasjane. Foto: Facebook/ Muzeu Etnologjik

Muzeu i Kosovës

Në këtë institucione ruhet një pjesë e thesareve të trashëgimisë kulturore e arkeologjike e Kosovës.  Artefakte të rralla antike, por edhe ato të luftës së fundit ruhen dhe janë të ekspozuara në këtë institucione

Në njërin prej kateve të ëktij muzeu qëndron i varur edhe portreti i “Nënë Terezës” punuar nga Sajmir Strata. Një vepër kjo e punuar me kopsa metali, dhe që ka hyrë  edhe në librin e rekordeve “Guinness”.

Muzeu i Kosovës. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com
Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com
Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Biblioteka Kombëtare e Kosovës

Stili arkitektonik, kombinimi i kubeve dhe të kupolave e bëjnë objekti e Bibliotekës Kombëtare, një prej objekteve më të veçanta arkitektonike në Kosovës.

Biblioteka Kombëtare e Kosovës, “Pjetër Bogdani”. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com
Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Katedralja “Nënë Tereza”

Shugurimi i  është bërë më 5 shtator 2017, në 1 vjetorin e shenjtërimit  të shenjtores shqiptare “Nënë Tereza.

Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com
Katedralja/ FOTO-Urim Krasniqi

Monumenti Newborn

Monumenti “Newborn” është në 2008, ditën e Pavarësisë së Kosovës. Simbolizon dhe është ikonë e pavarësisë dhe identitetit të shtetit të Kosovës.

Monumenti NEWBORN. Foto: Isa Vatovci/Kallxo.com

Muzeu  ‘Shtëpia e Pavarësisë, dr. Ibrahim Rugova’

Ish selia e Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës pas luftës së viti 1998/99 është shndërruar në muze për të përkujtuar punën e bërë nga institucionet e Kosovës gjatë viti të ’90 -ta të shekullit të kaluar.

Memoriali Heroinat

Memoriali paraqet një fytyrë gruaja të krijuar nga një mori fytyrash gruaje në miniaturë. Ky memorial është ngritur për të përkujtuar kontributin dhe sakrificën e grave kosovare gjatë gjatë Luftës së Kosovës 1998-1999.

Monumenti ‘Heroinat’ në Prishtinë. Foto: Kallxo

Parku i Gërmisë

Është një vend mjaft i përshtatshëm për të kaluar kohën në çdo stinë. Ajri i pastër dhe infrastruktura e bëjnë një prej vendeve më të frekuentuara në kryeqytet nga të gjitha moshat.

Gjatë verës brenda parkut funksionon pishina dhe hapësirat për organizimin e aktiviteteve kulturore e sportive.

Parku i Gërmisë
Pishina e Gërmisë | Foto: KALLXO.com

 

Në këtë park- pyll jo larg Prishtinës janë strehuar, kryesisht  arinj që ishin rrëmbyer dhe ishin ngujuara nëpër kafaze e kopshte të restoranteve në Kosovë e Shqipëri. Pylli i arinjve Është një destinacion mjaft atraktivi, sidomos për fëmijët.

Foto: Naser Sertolli / KALLXO.com

Parku arkeologjik  “Ulpiana” 

Parku arkeologjik ‘Ulpiana’, është themeluar në vitin 2016 dhe  gjendet vetëm 12 kilometra larg Prishtinës. Ky park i cili dikur ka qenë qytet me emrin Ulpiana, sipas arkeologëve  ka qenë i banuar qysh në periudhat e hershme antike  të njohur si Epoka e Gurit, e deri në periudhën e  sundimit  romak.

Burimi Parku Arkologjik IAP
Foto: KKTK

Rrjeti i linjave të trafikut sidomos ai urban i bënë vizitat në kryeqytet mjaft të lehta.