Thaçi takohet me Zëvendëssekretarin Amerikan të Mbrojtjes, flasin për Ushtrinë e Kosovës

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë ditës së sotme është takuar me Zëvendëssekretarin e Mbrojtjes së ShBA, David Norquist, në Washington.

Në këtë takim Thaçi është shprehur i kënaqur me mbështetjen e ShBA-së për themelimin e Ushtrisë së Kosovës.

“Kosova e ka ushtrinë e vet, profesionale dhe me standarde të NATO-s, që është e gatshme të përfshihet në misionet humanitare e paqeruajtëse në botë, krah për krah me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka thënë Thaçi.

Ndërsa zëvendëssekretari Norquist ka thënë se është vitale për sigurinë në Europën Juglindore që Kosova të jetë sa më shpejt anëtare e NATO-s.