Foto: Hashim Thaçi/Facebook

Thaçi kërkon binjakëzimin e Tokios dhe Prishtinës

Gjatë vizitës së presidentit Hashim Thaçi në Japoni, ai është takuar edhe me guvernatoren e Tokios, Yuriko Koike.

Thaçi ka thënë se me Koiken kanë kujtuar vitin 1999, kur Japonia kishte dhuruar shtëpi për popullin e Kosovës, për të lehtësuar ditët e para të pasluftës.

Ato shtëpi ishin përdorur nga populli japonez pas një tërmeti të fuqishëm në vitin 1995 në Kobe.

“Mbështetja në ditët më të vështira të luftës është bazament i fortë i bashkëpunimit strategjik ndërmjet Kosovës dhe Japonisë”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

Thaçi ka njoftuar se ka kërkuar nga gurvenatorja Koike që të shqyrtojë mundësinë për binjakëzimin e Tokios me Prishtinën.