Thaçi e pret në zyrën e tij Matthew Palmer

Presidenti Hashim Thaçi ka pritur në takim përfaqësuesin special të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor Matthew Palmer në zyrën e tij në Prishtinë.

Takimi mes Thaçit dhe Palmer ka qenë i mbyllur për media.

Mediat janë lejuar vetëm të marrin pamje në fillim të takimit.

Asnjëra palë nuk do të mbajë konferencë për media.

Në orën 15:00, Matthew Palmer pritet të mbajë një fjalim në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës.

Palmer gjatë ditës është takuar edhe me disa prej liderëve politik në vend.

Palmer takoi Mustafën e Haradinajn e Veselin

.