ILUSTRIM - Gjendja pas tërmetit tragjik në Turqi, Foto: CNN

Tërmeti vdekjeprurës - Numri i të vdekurve në Turqi dhe Siri shkon në mbi 9500

Autoriteti i menaxhimit të fatkeqësive në Turqi e ka përcaktuar numrin zyrtar të të vdekurve nga tërmeti i së hënës në 7,108 persona. Totali i kombinuar, me 2,470 vdekje të regjistruara zyrtarisht në Siri, ka arritur në 9,578.

Shifrat pritet të vazhdojnë të rriten ndërkohë që po kryhen punë të mëtejshme shpëtimi dhe gërmime. Shërbimet e urgjencës po pengohen nga moti i keq, shkruan sot The Guardian.

 

Tërmeti Turqi-Siri: Foshnja e porsalindur nxirret nga ndërtesa e shembur

Përgatiti: Nuhi Shala