Tenori Placido Domingo preket nga coronavirusi

Tenori me famë botërore Placido Domingo është prekur nga coronavirusi.

Përmes llogarisë së tij në Facebook, Domingo ka konfirmuar se ka dalë pozitiv me COVID19.

“Është detyra ime morale t’ju njoftoj se jam testuar pozitivisht me COVID 19, virusin Corona. Familja ime dhe unë jemi të gjithë në izolim për aq kohë sa konsiderohet e nevojshme mjekësore. Aktualisht ne jemi të gjithë në gjendje të mirë shëndetësore, por kam përjetuar ethe dhe simptoma të kollës, prandaj vendosa të testohem dhe rezultati u kthye pozitiv. I lutem të gjithëve të jenë jashtëzakonisht të kujdesshëm”, ka shkruar ai ndër të tjerash në Facebook.