Ilustrim - Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Temperatura minus edhe gjatë ditës së nesërme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se edhe gjatë ditës së nesërme vendi do të përballet me temperatura të ftohta.

Temperatura minimale do të lëvizë nga -6 deri në -8 gradë kurse ajo maksimale deri në -1 gradë Celsius.

“Do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat vende-vende mund të sjellin fjolla të dobëta bore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -8 deri -6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -2deri -1 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes”, thuhet në njoftimin e Institutit.