Temperatura maksimale në Kosovë sot arriti 37C

Edhe gjatë ditës së sotme në Kosovë mbajti mot shumë i nxehtë.

Sipas matjeve të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, deri në orën 16 në pjesë të Dukagjinit, në stacionet në Gjakovë dhe Prizren temperaturat maksimale mbërritën deri në 37C.

Në Prishtinë temperatura maksimale ishte 35C, derisa në aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës 34C, njofton Prishtina Weather.

Shërbimi i meteorologjisë thekson se gjatë pasdites nga Drenica u zhvillua një shtrëngatë e fuqishme me shi, e cila vazhdoj trajektoren nga juglindja përgjatë Ferizajt dhe Vitisë, duke u zhvilluar më tutje. Sipas matjeve jozyrtare, përgjatë Ferizajt dhe Vitisë u regjistruan mbi 1.000 rrufe. /RTK