Ilustrim

Telekomi i Serbisë konfirmon ofertën për të blerë IPKO-n

Telekomi i Serbisë ka bërë një ofertë për blerjen operatorit kosovar të telefonisë mobile IPKO, raporton RTS.

Mirëpo Telekomi i Serbisë nuk ka ofruar informacione tjera më të detajuara, për shkak të marrëveshjes për të mos zbuluar detaje nga oferta.

Në një postim në Twitter kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti ka thënë se Telekomi i Serbisë është ofertuesi më i mirë duke ofruar 155 milionë euro për të blerë aksionet e IPKO-s.