Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Tejkalimi në vijë të plotë, i merret patentë-shoferi për tre muaj dhe gjobitet me 150 euro

Policia e Kosovës e ka gjobitur një 46-vjeçar në Gjilan me 150 euro, dy pikë degative dhe ia ka konfiskuar patentë-shoferin për tre muaj për shkak se i njëjti dyshohet se ka bërë tejkalim në vijë të plotë.

46-vjeçari dyshohet se me kamionin e tij gjatë vozitjes ka bërë tejkalim të dy automjeteve në vijë të plotë.

Sipas policisë, ky veprim ka bërë që të rrezikohen pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion.

Ky veprim është bërë në kuadër të zbatimit të Planit Operativ “Sezoni Veror” dhe “Siguria në trafikun rrugor”, që ka për qëllim parandalimin e aksidenteve të trafikut e me theks të veçantë atyre me fatalitet në rrugën Gjilan-Prishtinë.