Të shtëna me armë në Podujevë, 2 të plagosur

Dy persona kanë mbetur të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Podujevë.

Incidenti ka ka ndodhur rreth orës 20:00.

Rastin për KALLXO.com e ka konfirmuar zyra për medie e Policisë së Kosovës.

“Me datë 31.08.2020 rreth orës 20:16 në Podujevë është raportuar për të shtëna arme ku si pasojë dy persona kanë pësuar lëndime trupore për të cilat të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor. Lidhur me rastin në vendngjarje kanë dalë njësitë përkatëse policore për trajtim të mëtejmë të rastit”, thuhet në përgjigjen e Policisë.