Mitrovica e Veriut, Foto: REL/RFE

Të hënën protestohet 'kundër tradhtisë së madhe të Vuçiqit' në veriun e Mitrovicës

Të hënën, më 9 janar 2022 do të protestohet në Mitrovicën Veriore të Kosovës “kundër tradhtisë së madhe të Aleksandar Vuçiqit”, ka raportuar media Kossev.

Sipas kësaj media, përfaqësues i Lëvizjes për mbrojtjen e Kosovës, Nebojsa Joviq ka thënë se protesta do të mbahet në ora 12:01.

Protesta është paralajmëruar, siç thuhet nga Kossev, në mënyrë që të ngritet zëri “kundër tradhtisë së madhe të Aleksandar Vuçiq” dhe “torturave, fryrjes, pasurimit të pa kontroll, kërcënimeve dhe kushtëzimeve” të Listës Serbe “tradhtisë më të pa shpirt” nga java e kaluar.

“Organizmi serb është lënduar shumë para së gjithash nga Lista Serbe dhe politika të cilën e udhëheq Kryetari i shtetit dhe në atë duhet ta sjellim në vend” – citohet të ketë thënë Joviq.

I njëjti thuhet të ketë thënë për Listën Serbe se “nuk janë në mes të gjallëve”, në kuptimin që nuk shihen kurrkund në qytet apo vend.

“Ata nuk janë askund në rrugë. Ne pyetemi ku janë ata. Me siguri shumica, ndoshta të gjithë janë në banesat e tyre që kanë fituar në Beograd në Ujë (zonë që ndërtohet). Tani tek ata është status në mes të tradhtarëve nëse nuk ke banesë në Beograd në Vodi apo Vracar (lagje e Beogradit), nuk je mjaftueshëm serb i mirë dhe i përshtatshëm për ta” – citohet Joviq.

Ai tutje thuhet të ketë thënë se qytetarët e Mitrovicës do të dalin publikisht dhe qartë të dërgojnë mesazhin publikut, para se gjithash që Aleksandar Vuçiq me politikë pro shqiptare nuk mund të përfaqësojnë serbët që jetojnë në Kosovë.

“Do të kërkojmë nga Serbia që serbëve nga Kosova të ju caktoj përfaqësuesin “negociator shtetëror” i cili do të respektoj para së gjithash interesat e Serbisë dhe serbëve në Kosovë” – ka thënë ai.

Në anën tjetër, një reagim në Facebook ka bërë edhe Ivan Miletiq, i cili është cituar si organizator i protestës.

Miletiq ka thënë se përmes kësaj proteste “do të urdhërojnë publikisht Aleksandar Vuçiqin si dhe Listën Serbe, përndryshe partner shumëvjeçar i koalicionit të Thaçit dhe Haradinajt, se nuk mund të përfaqësojnë më serbët që jetojnë në Kosovë”.

Tutje ai ka thënë se njëkohësisht do t’i kërkojnë “Kuvendit të Serbisë, Gjykatës Kushtetuese, të gjitha partive parlamentare dhe jo parlamentare, policisë, ushtrisë dhe publikut të gjerë serb që të na mbrojnë dhe të na gjejnë negociator shtetëror”.

Ai po ashtu ka thënë se është koha që populli i Mitrovicës, por edhe i gjithë Kosovës, të ribashkohen, të organizohen seriozisht dhe me efikasitet dhe ta marrin në dorë fatin e tyre.

“Nuk kemi kohë të presim!!! Atë pak sovranitet dhe lidhje me Serbinë, atë pak siguri që kishim deri para vetëm 5 muajsh, Aleksandar Vuçiq dhe Lista e tij Serbe, të ndihmuar nga një mashtrim i ri ‘Brigada e Veriut’” – ka thënë Miletiq.

Për këtë të fundit, pra “Brigadën e Veriut”, Miletiq ka thënë se detyra e saj ishte që të mbante çdo gjë “të guximshme, të re dhe të pabindur”, por sipas Miletiq kjo brigadë është vënë nën kontrollin e tij (Aleksandar Vuçiq dhe Listës Serbe) për të mos e bërë atë.

“Brigada e Veriut”, Miletiq ka thënë se është shkatërruar dhe është shitur.