Të gjithë personat që udhëtojnë në Gjermani duhet të kenë test negativ të COVID-19

Nga sot të gjithë personat që udhëtojnë për në Gjermani përmes rrugëve ajrore duhet të kenë test negativ të COVD-19.

Testi vlen për të gjithë personat, pa marrë parasysh se nga kanë udhëtuar ata.

“Nga data 30 mars 2021 të gjithë personat që udhëtojnë përmes rrugëve ajrore drejt Gjermanisë duhet të paraqesin një rezultat negativ të testit për COVID 19 para se të fillojnë udhëtimin e tyre. Kjo vlen pa marrë parasysh vendin nga ku ka udhëtuar personi”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së Gjermanisë në Kosovë.