Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Të gjitha shërbimet shëndetësore janë rikthyer në klinikat e QKUK-së dhe Spitaleve Rajonale

Pandemia SARS-CoV-2 ka detyruar të ndalohen shumë shërbime shëndetësor si në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ashtu edhe në Spitalet Rajonale në vend.

Mirëpo, tani një problem i tillë është zgjidhur dhe të gjitha shërbimet shëndetësor janë rikthyer që nga janari i këtij viti.

Këtë e ka bërë të ditur për KALLXO.com Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës.

“Nga data 5 janari 2021, janë rikthyer të gjitha shërbimet shëndetësore në QKUK, spitalet e përgjithshme dhe njësitë e tjera të ShSKUK-së, përfshirë punën në ambulancat specialistike dhe sallat e operacionit, por edhe shërbimet e tjera”, thuhet në përgjigje.

Aktualisht janë tre klinika në QKUK të cilat janë duke trajtuar pacientë me COVID-19, klinika për sëmundje ngjitëse – Infektive, Pulmologjia dhe Pediatria. Përveç klinikave në QKUK pacientë të infektuar me coronavirus janë duke u trajtuar edhe në shtatë spitalet rajonale në vend.

Numri i rasteve pozitive në nivel vendi është ulur dukshëm krahasuar me disa javë më parë. Dje Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike ka njoftuar se 18 persona kanë rezultuar pozitivë gjatë 24 orëve të fundit përderisa nuk është shënuar asnjë vdekje me COVID-19.

Në anën tjetër procesi i imunizimit është duke vazhduar, për dy ditë mbi dy mijë qytetarë – staf shëndetësorë janë vaksinuar me dozën e dytë të vaksinës kundër coronavirusi. Nga 29 marsi deri më tani janë mbi 74 mijë qytetarë të vaksinuar me “Pfizer” dhe “AstraZeneca”, vaksina kundër SARS-CoV-2.

Dozën e dytë të vaksinës e kanë marrë mbi dy mijë qytetar