Sveçla viziton pikë kalimin kufitar në Jarinjë dhe stacionin e policisë në Koshtovë

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka vizituar pikën e kalimit kufitar në Jarinjë si dhe stacionin e policisë në Koshtovë të Vllahisë ku takoi zyrtarë dhe përgjegjës policor.

“Sot vizitova pikën e kalimit kufitar në Jarinje, stacionin e policisë kufitare atje si dhe Stacionin Policor në Koshtovë të Vllahisë ku takova zyrtarët dhe përgjegjësit policor si dhe zyrtarët e Doganave të Kosovës”- ka bërë të ditur Sveçla.

Sipas tij, vendosmëria e tyre për sundim të ligjit në çdo cep të Kosovës janë garanca për ruajtjen e paqes dhe sigurisë.

“Vendosmëria e gjithë zyrtarëve për të garantuar sundimin e ligjit në çdo cep të Republikës dhe për të shërbyer e mbrojtur qytetarët tanë pa dallim, janë garanca për ruajtjen e paqes dhe sigurisë”-  ka shtuar më tej Sveçla.

Që nga 5 nëntori, zyrtarë serbë që kanë punuar në institucionet e Kosovës në veri të vendit, kanë ofruar dorëheqjet e tyre pas suspendimit që i’u bë ndaj drejtorit rajonal të policisë në veri, Nenad Gjuriq.

Pas ofrimit të dorëheqjeve të 11 zyrtarëve të Doganës së Kosovës, nëntë serb e dy boshnjak në pikat e kalimit kufitar Jarinjë dhe Bërnjak është alokuar staf shtesë.

11 doganierë serb japin dorëheqje