Ish-kandidati i AAK-së për kryetar të Malishevës lë partinë e Ramush Haradinajt

Ish-kandidati për kryetar të komunës së Malishevës, Kajtaz Gashi,  ka dhënë dorëheqje nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës..

Në një postim në Facebook, Gashi nuk i ka deklaruar arsyet e dorëheqjes ndonëse ka paralajmëruar se angazhimin “politik e qytetar do ta vazhdojë gjithmonë në funksion të së mirës së përgjithshme për qytetarët e komunës  dhe vendit”.

Ai ka falënderuar partinë e Ramush Haradinajt për besimin që ia dhanë në zgjedhjet lokale të vitit 2017.

Ky është postimi i plotë:

Të nderuar miq;

Ju njoftoj se kam dhënë dorëheqje nga të gjitha funksionet në AAK. Falënderoj dhe shprehi mirënjohje për të gjithë ata qytetarë, miq e bashkëpunëtorë që më mbështetën për kryetar komune në zgjedhjet e fundit lokale dhe më besuan t’i përfaqësoj në Asamblenë Komunale të Malishevës.

Falënderoj kryetarin e AAK-së për besimin dhe bashkëpunimin korrekt që kemi pasur nder vite.

Angazhimi im politik e qytetarë do të vazhdoj gjithmonë në funksion të së mirës së përgjithshme për qytetarët e komunës tonë dhe vendit.