
Sulmohet një zyrtar policor në Jarinjë
22.3.2023 - 10:49
Policia e Kosovës njofton se ka ndaluar një person në Pikën e Kalimit Kufitar në Jarinjë për procedura policore, por i njëjti ka sulmuar zyrtarin policor.
Sipas njoftimit, i dyshuari pasi ka sulmuar njërin nga zyrtarët policor, është larguar në drejtim të panjohur të kufirit.
Rasti është duke u hetuar, përderisa zyrtari ka pranuar tretman mjekësor.