Sulmohen me mjet shpërthyes zyrtarët policorë në veri të Mitrovicës

Në orët pas mesnatës, disa zyrtarë policorë janë sulmuar me mjet shpërthyes në veri të Mitrovicës.

Policia ka njoftuar sot se ngjarja është regjistruar të ketë ndodhur rreth orës 2 pas mesnate në rrugën “Ivo Llola Ribar”, tek Qendra e kontrollimit teknik të automjeteve.

Në drejtim të zyrtarëve policor që ndodheshin në detyrë zyrtare (njësia në pikë statike), nga persona deri tani të panjohur është hedhur një mjet i dyshuar shpërthyes.

Bazuar në informacionet fillestare dyshohet se mjeti i dyshuar shpërthyes i hedhur në drejtim të zyrtarëve policor është shok bombë.

Njësitet kompetente policore dhe krim teknika kanë dal në vendin e ngjarjes dhe kanë kryer procedurat e nevojshme të vend shikimit.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe Prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar inicimin e rastit si

’Sulm ndaj personit zyrtar’ dhe hetime intensive për zbardhjen e këtij rasti janë në proces kanë thënë policia.