Ilustrim

Sulm seksual ndaj një gruaje në Fushë Kosovë, i dyshuari në kërkim të policisë

Policia e Kosovës ka njoftuar se më 19 dhjetor në komunën e Fushë Kosovës ka ndodhur një sulm seksual ndaj një gruaje, ndërsa i dyshuari sipas policisë është në kërkim policor.

“Viktima kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar e ka sulmuar seksualisht” – thuhet në njoftimin e policisë.

Sipas policisë, viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit.

“Rasti vazhdon të hetohet” – thuhet në njoftim të policisë.