Sulm i armatosur në Jerusalem: Tre të vrarë, gjashtë të plagosur

Tre persona janë qëlluar për vdekje në Jerusalem pasi dy sulmues thuhet se hapën zjarr në një stacion autobusi. Të paktën gjashtë të tjerë janë plagosur – disa prej tyre në gjendje kritike.

Sipas policisë, dy ushtarë jashtë detyrës dhe një civil i armatosur në zonë u përgjigjën me zjarr, duke vrarë dy sulmuesit. Agjencia e sigurisë Shin Bet ka thënë se sulmuesit ishin anëtarë të Hamasit.

Ky sulm vjen një ditë pasi dy djem palestinezë, 8 dhe 14 vjeç, u qëlluan dhe u vranë gjatë një sulmi të ushtrisë izraelite në qytetin Jenin të Bregut Perëndimor.

Ndaras nga kjo, Izraeli e ka zgjatur një armëpushim të përkohshëm në Gaza për të shtatën ditë ndërkohë që ndërmjetësit ndërkombëtarë po përpiqen të negociojnë lirimin e më shumë pengjeve.

Të mërkurën 12 pengje izraelitë dhe katër tajlandezë të mbajtur nga Hamasi u kthyen në Izrael.

Si pjesë e shkëmbimit, 30 gra dhe djem palestinezë u liruan nga burgjet izraelite.

Sulmet e Hamasit në Izrael më 7 tetor vranë 1200 njerëz dhe rreth 240 të tjerë u morën peng.

Që atëherë, ministria e shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi thotë se më shumë se 14,800 njerëz janë vrarë në fushatën hakmarrëse të Izraelit, duke përfshirë rreth 6,000 fëmijë./BBC

Përgatiti: Nuhi Shala