Suharekë, rrëzohet nga shkallët përfundon në spital

Policia në Suharekë ka hapur gjatë ditës së djeshme një rast për lëndim trupor.

Sipas njoftimit, mëngjesin e ditës së djeshme është raportuar se një person është dërguar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Suharekë, për shkak se derisa kishte qenë duke punuar në një shtëpi private ishte rrëzuar nga shkalla, nga një lartësi e konsiderueshme.

Si pasojë e rrëzimit, viktima ka pësuar lëndime, dhe pas ndihmës së parë është dërguar në spitalin rajonal në Prizren, për tretman mjekësor.

Sipas mjekëve, gjendje e tij është jashtë rrezikut për jetë.

Njësitet policore janë duke e hetuar rastin, si dhe janë njoftuar inspektorët e punës dhe prokurori.