Ilustrim

Stafit mbështetës shëndetësorë i vazhdohet kontrata

Stafit mbështetës shëndetësorë u vazhdohen kontratat për punë. Për portalin rtv21.tv Ministria e Shëndetësisë njoftoi se atyre u është zgjatur kontrata edhe për gjashtë muaj.

Stafi mbështetës ku përfshihen mjekë, infermierë, teknikë dhe të tjerë janë angazhuar në kuadër të pandemisë nga Ministria e Shëndetësisë që nga muaji shtator.

Numri total i punëtorëve shtesë shëndetësorë që janë angazhuar që nga qershori i këtij viti arrin në 2 mijë.