Mjek - Foto: REL/Wikipedia Commons

Spitali i Prizrenit vuan mungesën e dy llojeve të mjekëve

Mungesa e stafit mjeksor e ka prekur edhe një nga qytetet më të mëdha në Kosovë, Prizrenin.

Prizreni ka rreth 170 mijë banorë, ku pjesë e regjionit të saj është edhe komuna më e vogël në Kosovë, Malisheva, me rreth 65 mijë banorë.

Në spitalin e Prizrenit shërbehen edhe qytetarët nga Komuna e Rahovecit si dhe Therandës që secila kanë rreth 100 mijë banorë.

Shefajet Berisha, Zyrtar për Komunikim për Spitalin e Prizrenit ka treguar për mungesat e stafit profesional në këtë spital.

” Të gjitha punët dhe shërbimet në reparte dhe njësi janë duke u kryer normalisht dhe janë të mbuluara me stafin ekzistues. Për momentin nuk kemi hematolog dhe onkolog”, tha Berisha

Sipas  Shërbimit Klinik dhe Universitar të Kosovës (ShSKUK) në këtë spital janë anuluar tre konkurset e fundit, dy në shtatorë dhe një në tetorë të vitit të kaluar,  ku nga 54 aplikues nuk ka arritur asnjë të pranohet.

Konkurset kanë qenë në repartin Patologji, Fizioterapi, Emergjencë , Gjinekologji, Pediatri, Urologji, Barnatore, Laborator dhe Administratë