ilustrim: Naser Fejza
Sot shi, nga java tjetër borë
23.1.2021 - 08:57
Gjatë ditës së sotme në Kosovë do të ketë reshje të shiut, të cilat do të vazhdojnë edhe të dielën, e që paralajmërohen edhe përmbytje në disa zona të vendit.
Temperaturat e ajrit në fundjavë do të mbesin të larta, e javën e ardhshme në rënie.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4 gradë Celsius deri në -5 gradë Celsius. Ndërsa, nga e hëna në Kosovë pritet të mbajë mot i ftohtë dhe me borë./21 Media