Ilustrimi: Wall Paper Flare

Sot nënshkruhet marrëveshja për formimin e Ligës Unike të Basketbollit Kosovë- Shqipëri

Sot në ora 19:00 në Tiranë pritet të nënshkruhet marrëveshja për formimin e Ligës Unike të Baskebollit në mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Sipas Federatës së Basketbollit të Kosovës kjo ligë do të përbëhet nga tetë skuadra, katër të Kosovës dhe katër të Shqipërisë.

Marrëveshjen do ta nënshkruajnë, presidenti i Federatës Shqiptare të Basketbollit Avni Ponari, kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës Arben Fetahu, në praninë ministres së Arsimit, Sportit dhe Rinisë në Shqipëri Besa Shahini dhe homologes së saj në Kosovë Vlora Dumoshit. Ndërsa i pranishëm do të jetë edhe kryeministri i Shqipërisë edi Rama i cili njëherësh do të zbulojë edhe logon e Ligës UNIKE dhe  presidenti i FIBA Europës, Turgay Demirel.

Këtë të enjte, Bordi Drejtues i Ligës UNIKE që përbëhet nga dy anëtarë të Bordeve të FSHB-së dhe FBK-së, si dhe nga dy sekretarët e Përgjithshëm të dyja Federatave, do të mbajë mbledhjen e parë, ku do të emërojë edhe Kryetarin e Bordit Drejtues dhe stafin e zyrës së Ligës UNIKE.