Sokol Haliti kompleton kabinetin, këta janë drejtorët

Sokol Haliti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) ka marrë mandatin e tretë të krye të komunës së Vitisë.

Haliti ka kompletuar edhe kabinetin qeveritar në koalicionin e tij me Partinë Demokratike të Kosovës (PDK).

Sipas njoftimit të komunës, nga 10 drejtori vetëm 3 priten të udhëhiqen nga gratë.

Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale e cila do të drejtohet nga Merrushe Ahmeti, Drejtoria për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë e cila do të drejtohet nga Majlinda Ostrogllava si dhe Drejtoria e Arsimit, Fatbardha Emini.

Ndërsa 7 drejtorët burra në kabinetin e Haliti janë: Skënderbe Hebibi- Drejtor i Administratës, Naim Pira- Drejtor për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Basri Aliu- Drejtoria për Shërbime, Publike dhe Emergjencë, Besnik Imeri- Drejtor për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim, Valmir Sahiti- Drejtor për Kulturë, Rini dhe Sport, Adnan Ymeri- Drejtoria e Inspeksionit si dhe Visar Demiri- Drejtor i Urbanizmit, Planifikimit dhe Mbrojtje të Mjedisit

Kurse kryesueses i Kuvendit Komunal është zgjedhur Bekim Azizi i cili ka qenë kandidat për kryetar të Vitisë nga Partia Demokratike e Kosovës.

Sokol Haliti i LDK-së ka fituar në balotazh ndaj Arsim Ademit të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), në zgjedhjet që janë mbajtur më 14 nëntor të vitit të kaluar.

Haliti ka marrë 51,48% të votave ndërsa Ademi ka marrë 48,52%.