Skitarja Lirika Deva e artë në Bullgari

Skitarja Lirika Deva ka arritur që të fitojë medaljen e artë në Bullgari. Ajo mori pjesë në garat ndërkombëtare për grup moshat U16 që u mbajtën në shtetin e Bullgarisë.

Lajmi është bërë i ditur nga ana e Komitetit Olimpik të Kosovës.

Deva pati kohën vetëm 0.25 të qindtat e sekondës prapa vendit të parë.

Pos Lirika Devës në këtë garë morri pjesë edhe garuesja Elena Hoxha që u rendit në pozitën e tetë nga 26 garues pjesëmarrës.

Ndërsa në konkurrencën e meshkujve, Klos Vokshi u rëndit në pozitën e 15-të.