Skandali me librat e historisë në Maqedoninë e Veriut (VIDEO)

Përmbajtja skandaloze se “Shqipëria është shtet në të cilin elementi sllav ka qenë shtypur në mënyrë permanente” e shkruar në librin e historisë për klasat e shtata në Maqedoninë e Veriut, ka nxitur reagimin e punonjësve të arsimit dhe opinionit publik.

Arsimtari i Historisë, Zeqirjah Jonuzi thotë se tekstet e këtilla janë skandaloze dhe të papranueshme për shkollat shqipe.

Ndërsa këshilltarët e Byrosë së zhvillimit të arsimit në Maqedoninë e Veriut konsiderojnë se librat e këtillë të historisë nuk përshtaten me nevojat e nxënësve dhe duhet të largohen menjëherë nga përdorimi.

Ministria e Arsimit të Maqedonisë së Veriut përmes një kumtese njoftoi se ka krijuar një Komision, i cili do të rishqyrtojë përmbajtjen e librit të historisë. Komisioni, brenda një afati ligjor prej 10 ditësh, ka detyrimin t’i paraqesë ministrit propozimin për tërheqjen e librit shkollor, nëse anëtarët deklarojnë se ankesat kanë baza./Besnik Iseni/RTK