foto: Ilustrim

Skandal - Arrestohet i dyshuari për keqpërdorim të fëmijëve në pornografi

Një shtetas i huaj është arrestuar mbrëmë nga policia për keqpërdorim të fëmijëve në pornografi.

Policia ka njoftuar se i dyshuari për këtë rast është arrestuar dje rreth orës 19:30 në Prishtinë.

Si prova materiale nga ana e policisë janë sekuestruar një llap top, një telefon mobil, një aparat fotografik, dhe një SD kartë.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari për këtë rast është dërguar në mbajtje.