Foto: KALLXO.com

Situata në veri, forca të shtuara të Policisë të ura e Ibrit - VIDEO

Pas dyshimeve për sulm ndaj zareve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri, forca të shtuara të Policisë te ura e Ibrit në Mitrovicën e Veriut, po orientojnë qytetarët të mos kalojnë urën në grupe të mëdha.

KALLXO.com sjell pamje nga vendi i ngjarjes.

Gjatë ditës së sotme ka qenë e paraparë që zyrtarët e përzgjedhur të lartë komunal së bashku me zyrtarë të KQZ-së, Ministrisë së Pushtetit Lokal të vendosen nëpër komunat me shumicë serbe të cilat tash e sa javë janë duke funksionuar pa kryetarë të komunave për shkak se të njëjtit kanë dhënë dorëheqje.

KALLXO.com mëson se KQZ ka kërkuar tash e disa ditë që gjatë kësaj kohe kur pritej të vendoseshin zyrtarët e lartë komunal që janë përzgjedhur për të zëvendësuar ata të dorëhequrit, të kenë edhe mbështetjen e Policisë së Kosovës.

Tutje siç mëson KALLXO.com në momentet kur është tentuar zëvendësimi i zyrtarëve të lartë, është lëshuar edhe alarmi në pjesën veriore të Kosovës.

Ndërsa në orët e pasdites në veri të vendit janë disa shpërthime dhe sirena.

‘Shock bombat’ siç mëson KALLXO.com janë gjuajtur në drejtim të zyreve të KQZ-së në vendin ku ishin edhe zyrtarët policor të Policisë së Kosovës.

Foto: KALLXO.com
Foto: KALLXO.com