Sindikata e Telekomit i del kundër Autoritetit të Konkurrencës, mbështet Qeverinë

Sindikata e Punëtorëve të Postës dhe Telekomit i kanë reaguar Autoritetit Kosovar të Konkurrecnës në lidhje me reagimin e kësaj të fundit për vendimin e qeverisë në detyrë për të përjashtuar telekomin e Kosovës nga Ligji për Prokurimin Publik.

Kjo sindikatë e ka mbrojtur vendimin e Qeverisë, duke thënë se se ka marrë për sigurinë kombëtare e që lidhet drejtpërdrejtë me punën tonë dhe rëndësinë e Telekomit të Kosovës.

“Në Qeveritë e kaluara kanë qenë të shpeshta kontratat të cilat në pamje të parë e kanë respektuar gjoja konkurrencën por në fakt e kanë përjashtuar paligjshëm Telekomin e Kosovës”, thuhet në reagimin e sindikatës.

Sipas tyre, qeveritë e kaluara më shumë kanë folur për privatizimin e Telekomit sesa për zhvillimin e saj.

“Për fat të keq Qeveritë e kaluara kanë folur më shumë për privatizimin e Telekomit se sa për mbështetjen dhe zhvillimin e tij. Kështu ato kanë ndalur edhe mundësinë e investimeve në Telekom duke e reduktuar në mënyrë katastrofike fuqinë dhe pjesëmarrjen në treg të Telekomit të Kosovës”, thuhet në mes tjerash në reagim.

Autoriteti Kosovar i Konkurrencës para disa ditësh reagoi mbi vendimin e Qeverisë duke e cilësuar si vendim që dëmton konkurrencën e lirë.

Autoriteti i Konkurrencës: Me vendimin për Telekomin, qeveria krijoi monopol