Sindikata e RTK-së dërgon në Inspektoriat rastin e zgjedhjes së Udhëheqësit të Shërbimeve të Përbashkëta

Sindikata e Pavarur e RTK-së ka dorëzuar sot në Inspektoratin e Punës ankesë kundër drejtorit, Ngadhnjim Kastrati dhe Bordit të RTK-së me pretendimet se kanë zgjedhur në mënyrë të kundërligjshme Udhëheqësin e Shërbimeve të Përbashkëta në RTK, duke mos i respektuar kriteret kryesore të konkursit të cilat vetë i kishin përcaktuar.

Në komunikatë thuhet se Sindikata kishte kërkuar ndërprerjen e procedurave, por nuk është marrë parasysh kërkesa e tyre.

“Megjithë vërejtjet dhe reagimin publik të Sindikatës, ku është kërkuar ndërprerja e procedimi të konkursit për shkak të mos përmbushjes së kritereve nga asnjëri prej aplikuesve, Menaxhmenti i RTK-së ka vazhduar  procedimin e tij. Me  datë 3 dhjetor 2020, Bordi e ka miratuar propozimin e drejtorit Ngadhnjim Kastrati, dhe ka zgjedhur në krye të Shërbimeve të Përbashkëta personin me përvojë në menaxhimin e kafiterive”, thuhet në komunikatën e sindikatës.