Foto: Shuterstock

Si të transferoni të dhëna nga një telefon i vjetër në një iPhone 13

Ditëve të fundit, Apple prezantoi serinë e saj iPhone 13. Sado emocionuese të duket, duket e vogël në krahasim me serinë iPhone 12. Sidoqoftë, shumë njerëz janë duke pritur të azhurnohen nga një telefon Android ose një model i vjetër iPhone në një iPhone 13 të ri.

Për këtë qëllim, do t’ju duhet të transferoni skedarët, kontaktet, fotot, mesazhet dhe të dhënat e tjera nga telefoni juaj i vjetër në iPhone 13. Ne do t’ju tregojmë se si ta bëni atë.

Transferoni të dhëna nga Android në iPhone.

1. Duke përdorur opsionin Move to iOS App

Mund të kaloni nga Android në iPhone duke përdorur aplikacionin Move to iOS në Android. Ja si ta bëni:

Shkarkoni Move to iOS nga Play Store në Android.

Hapni Move to iOS, pastaj navigoni tek Continue > Agree > Next.

Klikoni Continue në iPhone futni kodin e dukshëm në Android.

Zgjidhni çfarë to kopjoni dhe pastaj klikoni Next në Android.

Klikoni Done, ndiqni udhëzimet në ekran për ta përfunduar atë.

Sidoqoftë, kjo vjen me kufizime të caktuara. Kalimi në iOS nuk mbështet transferimin e bisedave, këngëve, zileve ëhatsApp, etj. Për më tepër, shpejtësia e të dhënave është e ngadaltë dhe do të funksionojë vetëm nëse iPhone nuk është konfiguruar plotësisht. Aplikacioni AnyTrans jep një zgjidhje për të gjitha këto probleme.

2. Përdorimi i aplikacionit AnyTrans

Kalimi në iOS nuk bëhet pa kaluar në ca probleme. Për të zgjidhur të gjitha këto çështje, AnyTrans është zgjidhja e duhur softuerike. Ju mund të transferoni të gjitha mesazhet tuaja, bisedat WhatsApp, fotot dhe videot (me strukturat përkatëse të albumit), meloditë dhe gjithçka në iPhone. Për më tepër, mund të transferoni të dhëna para ose pas konfigurimit të iPhone tuaj.

AnyTrans është më shumë se vetëm një mjet për transferimin e të dhënave. Është gjithashtu një menaxher i pajisjeve për iPhone, iPad dhe iPod Touch. Mund ta përdorni për kopje rezervë, migrim të të dhënave, zile të personalizuara, menaxhim të aplikacioneve dhe madje të pasqyroni ekranin tuaj iPhone në kompjuterin tuaj.

Dhe ndërsa jeni duke e bërë atë, mund të përdorni AnyTrans për të transferuar skedarë midis Android dhe iPhone. Ja si ta bëni.

Shkarkoni dhe hapni AnyTrans në PC apo Mac.

Lidhni pajisjet tuaja iPhone dhe Android me kompjuterin tuaj.

Klikoni në Phone Switcher dhe zgjidhni opsionin Phone to iPhone

Zgjidhni Burimin si Android dhe Targetin si iPhone dhe klikoni Next.

Zgjidhni të dhënat për t’u transferuar dhe shtypni Next për të filluar transferimin.

Pasi të keni mbaruar, klikoni OK.

Përktheu: Nuhi Shala