Foto: FFK

Shtyhet ndeshja Kosovë – Izrael

Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar se është shtyrë ndeshja e futbollit Kosovë- Izrael e planifikuar të zhvillohet më 15 tetor 2023 në Prishtinë.

“Shtëpia e futbollit evropian, UEFA, ka njoftuar sot se ndeshja ndërmjet Kosovës dhe Izraelit, në kuadër të Grupit I për kualifikimet Euro 2024, e planifikuar të zhvillohej më 15 tetor në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ është shtyrë”- thuhet në njoftimin e FFK-së.

Sipas FFK-së, deri te ky vendim UEFA ka ardhur si pasojë e situatës së krijuar së fundmi në Izrael, ku është shpallur gjendje lufte, e si rrjedhojë autoritetet izraelite aktualisht nuk lejojnë asnjë prej ekipeve sportive të udhëtojnë jashtë vendit.

FFK thotë se UEFA me kohë do të njoftojë për datën e re të kësaj ndeshjeje.

Në përpalljen e luajtur në Tel Aviv,  më 25 mars, në kuadër të Grupit I, të eliminatorëve për Euro 2024, kombëtarja e Kosovës barazoi 1:1 me Izraeli.

Ndërkaq, sonte po në kuadër të elementareve për europianin e ardhshëm, Kosova do të përballet më Andorën, takim i cili fillon nga ora 20:45 në Andorë.