Shtime, vdes një 21-vjeçare, dyshohet se u ngufat nga ushqimi

Një 21-vjeçare, e cila ishte paciente në “Shtëpinë e fëmijëve”, në Shtime ka vdekur dje.

21-vejçarja dyshohet se është ngufatur gjatë ngrënies së ushqimit.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar Kanun Veseli, zëdhënës i Policisë në Ferizaj.

“Policia e stacionit në Shtime ka pranuar një informacion se një person D.S ( F/K) e moshës 21 vjeçare paciente nga “Shtëpia e fëmijëve” në Shtime, për ndihmë mjekësore fillimisht është dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Shtime dhe më pas me autoambulancë është dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj, ku nga mjekët është konfirmuar vdekja e saj”- ka thënë Veseli.

Me vendim të prokurorit kujdestar trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion, ndërsa rasti është cilësuar – hetim mbi vdekjen.