Ilustrim

Shtatë vetura të aksidentuara në Vragoli

Shtatë vetura janë përfshirë në një aksident trafiku në fshatin Vragoli të Komunës së Fushë Kosovës.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë në rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi.

“Në magjistralen Prishtinë-Pejë, përkatësisht në Vragoli, në drejtim të Pejës ka ndodhur një aksident ku janë të përfshira shtatë vetura”, ka thënë Krasniqi.

Ai tutje ka thënë se në këtë aksident asnjë person nuk ka pësuar lëndime, ndërsa që rruga është liruar për qarkullim.