Foto: Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës (ShSKUK)

ShSKUK hap vende të reja pune për infermierë e laborantë

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK)  ka shpallur konkurs për infermierë më datë 07.06.2024.

Konkursi është hapur për kandidatët e interesuar për në QKUK, gjithashtu edhe në spitalet e përgjithshme në Pejë, Prizren, Gjakovë, Gjilan, Ferizaj e Mitrovicë.

Infermierë, laborantë, teknikë të farmacisë e të radiologjisë kërkohen nga Qendra Klinike dhe Universitare e Kosovës.

Në Spitalin e Përgjithshëm në Mitrovicë gjithashtu dhe në Ferizaj kërkohen infermierë të Përgjithshëm me nivelin bachelor, infermierë të përgjithshëm të cilët kanë të përfunduar shkollën e mesme, laborantë mjëkësor po ashtu me shkollë të mesme dhe fizioterapeut me nivel bachelor.

Krahas këtyre në Gjilan kërkohen edhe pozita të tjera si infermiere mami e taknik të radiologjisë.

ShSKUK njofton se për të gjitha pozitat kohëzgjatja e marrëdhënies së punës themelohet për një periudhë të pacaktuar.

Kriteret e veçanta për aplikim janë shkollimi i mesëm, drejtimi: infermieri e Përgjithshme, fizioterapi, radiologji, mami, etj., licensë e punës profesionale e vlefshme, e lëshuar nga odat përkatëse shëndetësore si dhe kërkohet njohuri për të punuar me kompjuter dhe mjete softueri.

Dorëzimi i aplikacioneve mund të bëhet nga data 07.06.2024 deri me datë 07.07.2024.