Shpërthen cisterna, të paktën 60 të vdekur

Të paktën 60 persona kanë vdekur dhe 70 të tjerë janë lënduar në një shpërthim të cisternave të karburantit në Tanzani.

Fotografitë e postuara në internet tregojnë mbetje të shpërndara në një zonë të gjerë dhe trupa të shtrirë në tokë.

Policia tha se njerëzit po përpiqeshin të rikuperonin karburantin nga automjeti, i cili ishte përmbysur në një rrugë pak kohë më parë, kur ndodhi shpërthimi.

Incidenti ndodhi në rajonin Morogoro, rreth 200 km në perëndim të qytetit portual Dar es Salaam.

Qyteti i Morogoro është në një rrugë të madhe për transportimin e ngarkesave dhe karburanteve nga porti, i cili është kryeqyteti tregtar i vendit.

Muajin e kaluar të paktën 45 njerëz humbën jetën kur një kamion i karburantit shpërtheu në shtetin verior Benue të Nigerisë.

Gati 80 njerëz vdiqën në maj në një incident të ngjashëm pranë aeroportit të kryeqytetit të Nigerisë Niamey.